Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj nga Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo në New York.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Osmani tha se ka falenderuar Presidentin Embalo për përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embaló për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani tash e disa ditë, ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./S.K/KP/