UBT News

Osimhen drejt largimit nga Napoli

Ylli i Napolit, Victor Osimhen është i gatshëm të bëjë një lëvizje drejt Premier League në merkaton e ardhshme.

Për shërbimet e nigerianit janë të interesuara disa klube evaropiane, por garës aktualisht po i prin Chelsea duke lënë pas Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Sipas gazetarit italian, Emanuele Cammaroto, londinezët kryesojnë listen e klubeve të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit, i cili ishte edhe golashenuesi më i mire në Serie A në sezonin që lamë pas. Në anën tjetër “blutë” po përballen me konkurrencën e PSG-së, të cilët tanimë kanë shënjestuar sulmuesin e Napolit si zëvendësues të Kylian Mbappe-s, mirëpo ai dëshiron vetëm kampionatin anglez.

Për ta liruar Osimhen, Napoli kërkon rreth 130 milionë euro. Shumë kjo e cila nuk paraqet problem për skuadrat e interesuara.

Nigeriani këtë sezon numëron gjithsej nëntë gola dhe tre asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat./UBTNews/

 

Exit mobile version