Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka pasur mbi 800 lëndë të pazgjidhura në vitin 2021, për shkak të mungesës së kuorumit në bord. Të njëjtat nga bordi i zgjedhur këtë vit janë shpallur jashtë afatit ligjor, mirëpo i janë lejuar të drejtën e ankimimit në gjykatën përkatëse.
Këto u bën të ditura në Komisionin për buxhet dhe financa, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2021.
Kryesuesja e bordit të OShP-së, Vjosa Gradinaj-Menxhuani, para komisionit derisa paraqiti raportin, ngriti nevojën e rekrutimit të stafit mbështetës në këtë institucion.
Nga ana e deputetëve u ngritën disa dilema për operatorët ekonomikë që janë në listë të zezë nga OShP.