Anëtarët e ekipit të shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit pas një orteku bore në shtetin verilindor të Sikkim, Indi, dje me datën 4 prill 2023, raportojnë nga Ministria Indiane e Mbrojtjes.
Sipas Reuters, ekipet e shpëtimit bënë kontrollet përfundimtare të mërkurën për ata që ishin bllokuar nga orteku që ra në një rrugë në shtetin Sikkim të rajonit të Himalajeve një ditë më parë, duke vrarë shtatë persona.
Ekipet e shpëtimit nxorrën 20 të mbijetuar nga dëbora që përfshiu rrugën për në kalimin Nathu La, midis Sikkim dhe rajonit kinez të Tibetit, përpara se të anulonin kërkimin e tyre pasi moti i keq përfundoj dhe u bë nata të martën në mbrëmje.
“Operacionet e shpëtimit kanë rifilluar këtë mëngjes, sepse ne duam të sigurohemi që nuk kemi lënë askënd në borë. Ne do ta pastrojmë zonën siç duhet përpara se t’i largojmë ata”, tha për Reuters, Tenzing Loden Lepcha, një zyrtar policie në shtetin verilindor.
Ortekët kanë vrarë të paktën 120 njerëz në Himalajet indiane gjatë dy viteve të fundit.
Një studim në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA arriti në përfundimin në vitin 2018 se ndryshimi i klimës kishte rritur rreziqet e ortekëve në Himalaje.