UBT News

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Në edicionin e tij të pestë, Festivali Ndërkombëtar i Operas Rame Lahaj do të bashkëpunojë për herë të parë me Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, me mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë Shqiptare me datë 2 gusht.

I konsideruar si një nga institucionet më prestigjioze në vend, Orkestra Simfonike e RTSH-së do të performojë në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”  nën dirigjimin e Maestro Roberto Rizzi Brignoli.

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua m​ë 16 maj të vitit 1962 dhe mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, e akorduar nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017. Krijimi i këtij formacioni muzikor shënoi një epokë të re dhe pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Fillimisht, e quajtur si Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë, u formua kryesisht nga muzikantë të rinj që studiuan në vend, si dhe profesionistë të specializuar në shtete të ndryshme të Evropës./Kosovapress

 

Exit mobile version