UBT News

Origi e Shaqiri jashtë planeve të Jurgen Klopp

Skuadra angleze, Liverpool, nuk është duke llogaritur më në shërbimet e shqiptarit Xherdan Shaqiri, i cili ishte pjesë e sukseseve të kësaj skuadre, në fitoren e Champions Leagues dhe Premier Legues së shumë kërkuar.

Sipas ESNP, Jurgen Klopp dëshiron që të mbajë skuadrën e bashkuar, me shumë lëndime e probleme që e kanë kapluar së fundmi. Mirëpo, opsionet e shumta në fazën ofansive, tani edhe me ardhjen e Diogo Jota-s, i cili është duke shkëlqyer nën urdhërat e gjermanit Klopp, drejtuesit kanë vendosur që të shesin disa lojtarë.

ESNP, raporton se shqiptari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri nuk është në planet e Jurgen Klopp dhe se ai është një nga lojtarët që Liverpool është i hapur për të dëgjuar ofertat, teksa e njëjta vlen edhe për belgun Divock Origi.

Drejtuesit janë duke menduar se si të marrin fonde, pas goditjes që ia bëri pandemia COVID-19, jo vetëm klubit të Liverpoolit por të gjithë klubeve. Largimi i kësaj dysheje do të hapte edhe mundësi më të shumta për lojtarët e tjerë në skuadër, që janë në planet e Jurgen Klopp.

Afati i transferimeve është në janar, e me raportimet e fundit nga gazetarë e reporterë shumë afër klubeve, na lë të kuptojmë se do të kemi një afat të nxehtë të transferimeve, përkundër kohës nëpër të cilën do të zhvillohet kjo merkato./UBTNews

Exit mobile version