Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme. Konferenca nis në ora 11:00, në zyret e OVL-UÇK.
OVL-UÇK-ja nesër me fillim nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces. Në një prej njoftimeve të organizatës thuhet se duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme
Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale
Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues
Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së” thuhet në një prej njoftimeve të organizatës.