Aktorja e njohur Sharon Stone, e cila kohët e fundit njoftoi vdekjen e nipit të saj 11-muajsh, ka zbuluar se organet e tij, të cilat më pas dhuruan, kanë ndihmuar në shpëtimin e tri jetëve, transmeton UBT News.
River William Stone ndërroi jetë në fund të muajit të kaluar, për shkak të “dështimit total të organeve”.
Familja e Stone dhuroi organet e Riverit për të tjerët në nevojë. Nuk është ende e qartë se cilat organe janë dhuruar.
“Fakti që ai ishte në gjendje të shpëtonte tre jetë, dy foshnje dhe një burrë 45-vjeçar ishte e shenjtë për familjen tonë”, tha Sharon Stone teksa zbuloi se organet e Riverit iu dhuruan atyre në nevojë, përcjell UBT News.
“Mund të them vetëm se ju kurrë, kurrë nuk e dini kur do të ndodhë një tragjedi në jetën tuaj ose në familjen tuaj, por kjo mundësi që të jeni dhurues organesh, ajo na shpëtoi ne, shpëtoi familjen tonë” shtoi aktorja.
Në një përditësim tjetër, Stone tha se ajo ishte ende duke u mësuar me humbjen e vogëlushit ndërsa familja e saj po mbante zi për tragjedinë./UBTNews