UBT News

Orët e humbura kompensohen përmes mësimit alternativ të përshpejtuar në Kamenicë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka marrë vendim që të kompensohen orët e humbura përmes mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të komunës së Kamenicës.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 47, ku secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. Bazuar në këtë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të komunës së Kamenicës”, thuhet në komunikatën për media nga MAShTI.

Mes tjerash në komunikatë thuhet se vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mosvijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës.

MAShTI njofton se procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MAShTI-t, MSh-së dhe IKShPK-së.

Exit mobile version