Elita e futbollit kosovar ka filluar me spektakël të madh në pesë xhirot e para të zhvilluara deri më tani.
Befasi të shumta kanë ndodhur, por edhe spektakël në fushë e tribuna nga tifozët e pranishëm.
Por në xhiron e gjashtë në Superligë do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të mëdha në elitën e futbollit kosovar, Drita – Gjilani.
Ky takim sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, pasi stadiumi në Gjilan është në rinovim e sipër dhe dy skuadrat duan që kjo ndeshje të zhvillohet në Prishtinë.
Llapi do të kërkojë fitoren e parë këtë edicion ku pret Drenicën, derisa Ulpiana do të jetë nikoqire e Dukagjinit të shtunën.
Të dielën në program përveç derbit Drita – Gjilani janë edhe dy sfida të tjera.
Feronikeli është nikoqire e Prishtinës, derisa befasia e këtij kampionati, Malisheva pret Ballkanin.