UBT News

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League

Real Madridi dhe Manchester City janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidane vuajti për 90 minuta në “Anfield”, por sfida u mbyll 0-0 dhe falë fitores 3-1 në takimin e parë, siguroi biletën për në fazën tjetër.

Në anën tjetër, City i Pep Guardiolës e fitoi edhe takimin e dytë në Gjermani, me rezultatin 2-1, ashtu si në Angli, duke u kualifikuar pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në gjysmëfinale, Reali do të ketë punë me Chelsean, kurse City me Paris Saint Germainin.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 prill, kurse ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.

Reali do të zhvillojë sfidën e parë ne Di Stefano me Chelsean të martën me 27 prill, derisa sfidën e kthimit në Angli, në Stamford Bridge të mërkurën me 5 maj.

Derisa City do të zhvillojë ndeshjen e parë në Francë, në Parc des Princes të mërkurën me 28 prill, kurse të kthimit në shtëpi me katër maj. 

Exit mobile version