Policia britanike ka mobilizuar 700 oficerë për të siguruar qetësinë në Birmingham përpara ndeshjes së Europa League midis Aston Villas dhe Maccabi Tel Aviv.
Tifozët pro-Palestinë po planifikonin protesta për shkak të situatës në Gaza, ndërsa Maccabi vendosi që tifozët e tij të mos marrin pjesë në ndeshje për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Kryeinspektori Tom Joyce tha se policia do të mbrojë të gjitha komunitetet dhe paralajmëroi qytetarët për ndërprerje të mundshme të trafikut në zonë.
Dhuna dhe tensionet rreth ndeshjeve me ekipe izraelite nuk janë të panjohura; në Amsterdam, muajin e kaluar, mbi 60 persona u arrestuan pas përleshjeve midis tifozëve të Maccabi dhe Ajax.
Vendimi i Aston Villas dhe Maccabi-t për të mos lejuar tifozët mysafirë synon të shmangë përshkallëzimin e situatës në një qytet me popullsi të madhe myslimane dhe shqetësime për sigurinë./S.K/KP/
