Amadou Onana është lojtari ri i Aston Villas. Mesfushori ndërkombëtar belg i bashkohet skuadrës nga Birminghami pas paraqitjes mbresëlënëse tek Evertoni dhe në përfaqësuesen e Belgjikës.
Këtë të hënë, “Villans”, përmes një komunikate zyrtare për median, kanë bërë të ditur blerjen e ish-lojtarit të Lille, për të cilin ka pasur interes nga shumë klube të tjera të rëndësishme si Manchester United, Paris Saint-Germain e më gjerë.
“Një mesfushor i aftë për të shpërndarë lojën dhe për të rifituar topin, Onana, që ka përfaqësuar së fundmi Belgjikën në UEFA Euro 2024, i bashkohet Aston Villas”, shkruhet në faqen e internetit të klubit britanik.
Për 22-vjeçarin, “Villans” paguan 50 milionë paundë, plus shtesat që lidhen me performancën./UBTNews/