Varianti Omicron përbën rreth 73 përqind të rasteve të COVID-19 në ShBA, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për javën e kaluar.
Omicron është tani lloji dominues në vend, duke e shtyrë Delta-n në vendin e dytë.
“Delta së fundmi përbënte rreth një të katërtën e rasteve”, sipas vlerësimeve të CDC-së.
Në disa shtete, mbi 90 përqind e rasteve janë të variantit Omicron.
Më shumë se 800 mijë njerëz kanë vdekur në ShBA në lidhje me infeksionet COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.