Notari 18 vjeçar është pozicionuar i dyti me kohën më të mirë në grupin e tij.
Debutuesi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” Olt Kondirolli në sportin e notit në disiplinën 100 metra stil i lirë, ka zënë vendin e dytë në grupin e tij duke regjistruar kohën prej 54.33 sekonda.
Kohën më të mirë se Kondirolli e pati vetëm notari nga Nepali Alexander Shah, i cili regjistroi 53.41 sekonda.
Në disiplinën e notit 100 metra stil i lirë, nga nëntë grupe sa janë, drejt gjysmëfinaleve kualifikohen vetëm 16 notarët me kohën më të mirë.