Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si rezultat tani po qëndron i izoluar në shtëpi.
Këtë lajm nuk e priti mirë trajneri Stefano Pioli, të cilit i mungon edhe Zlatan Ibrahimoivc tani për tani.
“AC Milan njofton se Olivier Giroud ka dalë pozitiv në testin për Covid-19”, thuhet në njoftimin e Milanit.
“Vlen të theksohet se Giroud nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit që prej ndeshjes kundër Cagliarit në kampionat”, thuhet tutje në njoftim.