UBT News

Olivia Rodrigo thotë se TikTok e frymëzon për shkrimin e këngëve të saj

Olivia Rodrigo thotë se influencerët e TikTok frymëzojnë shkrimin e këngëve të saj.

Ylli i popit amerikan po përgatitet të publikojë albumin e saj të dytë “Guts” në shtator, pasues i debutimit të saj të suksesshëm të vitit 2021 “Sour”.

Ndërsa disa njerëz do të supozonin se lëvizja dhe shikimi i videove në aplikacionin e mediave sociale do ta mbyste kreativitetin e një artisteje, Olivia këmbëngul që videot e disa përdoruesve i dhanë asaj ide për tekstet e këngëve për LP-në e saj.

“Unë shkrova “Traitor” në dhomën time të gjumit kur isha shumë e trishtuar një ditë, dhe në fakt më lindi ideja për një këngë kur po shikoja një TikTok. Pashë një vajzë që ishte po kalonte një situatë të ngjashme me atë që po kaloja unë, dhe ajo po ndjente të njëjtat ndjenja që kisha kaluar unë për një kohë”, tha ajo.

“Super i rastësishëm, por TikTok ndonjëherë mund të jetë shumë produktiv – e dëgjuat këtu së pari”.

Olivia gjithashtu zbuloi se frymëzimi për hitin e saj numër një “Good For U” erdhi ndërsa ajo ishte duke kënduar në dush./UBTNews/

Exit mobile version