UBT News

Olivia Newton-John do të nderohet me memorial në Australi

Legjenda e ekranit, Olivia Newton-John, do të nderohet me një memorial përkujtimor shtetëror në Australi, thanë autoritetet.

Ylli i “Grease” me origjinë britanike, e rritur në Austri, vdiq të hënën në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore.

Shkaku i vdekjes nuk u deklarua, por 73-vjeçarja Newton-John kishte kaluar tre dekada duke u përpjekur – siç e tha ajo – “të fitonte” betejën me kancerin e gjirit.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Dan Andrews tha se familja e Newton-John kishte pranuar ofertën e një memoriali shtetëror që “do të ishte shumë më tepër një koncert sesa një funeral”.

Një datë për memorialin nuk është caktuar ende./UBTNews/

Exit mobile version