Olivia Munn është shtatzënë. Aktorja është në pritje të fëmijës së parë me komedianin John Mulaney.
Komediani dha lajmin në një intervistë për “Late Night” teksa përshkroi edhe takimin me aktoren.
“U takova me të gjatë pranverës në Los Angeles dhe filluam të dilnim. Fillova lidhjen me një person që është e veçantë. Ne kemi një fonshje. Isha nervoz teksa po ua kumtoja lajmin”, deklaroi ai.
Lidhja e tyre u zbulua në muajin maj dhe ata u panë bashkë gjatë verës./UBTNews