UBT News

Olivia Attwood u detyrua të largohet nga “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!” për shkaqe shëndetësore

Olivia Attwood është detyruar të largohet nga “I’m A Celebrity… Get Me Out Of Here!” për shkaqe shëndetësore, në më pak se 24 orë pas fillimit të shfaqjes.

Ylli që u bë i famshëm në “Love Island” në vitin 2017, ishte ndër favoritet për të qenë nikoqire e këtij edicioni të “I’m A Celebrity”.

Gjatë episodit të parë të dielën mbrëma, shikuesit e panë atë teksa po dilte me parashutë nga një helikopter së bashku me prezantuesin e radios, Chris Moyles. Megjithatë ITV tha të hënën se asaj i është dashur të largohet për shkaqe shëndetësore./UBTNews/

Exit mobile version