UBT News

Olise në radarët e Real Madridit, Bayerni nuk pranon negociata

Real Madridi po monitoron me kujdes situatën e Michael Olises, por deri në këtë fazë nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin francez. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, arsyeja kryesore është qëndrimi i Bayernit të Mynihut, i cili e konsideron 24-vjeçarin të paprekshëm në merkato.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të reagojnë menjëherë nëse situata ndryshon gjatë afatit kalimtar dhe krijohet mundësia për të nisur negociatat. Megjithatë, Bayerni vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë, duke e cilësuar Olisen si një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.

Ndërkohë, në “Santiago Bernabéu” besohet se presidenti Florentino Pérez e vlerëson shumë profilin e reprezentuesit francez. Sipas raportimeve, ai e sheh Olisen si një nga “Galaktikët” e ardhshëm të Real Madridit, pasi cilësitë dhe potenciali i tij përputhen me strategjinë e klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese për vitet në vazhdim.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e vëzhgimit, ndërsa Real Madridi pret të shohë nëse Bayerni do të ndryshojë qëndrim përpara fundit të merkatos.

D.L

Exit mobile version