UBT News

Oktoberfest rikthehet pas dy vitesh pauze

Festivali vjetor Oktoberfest, festivali më i madh në botë i birrës, filloi të shtunën për herë të parë që nga viti 2019, duke shënuar fundin e një ndërprerjeje dyvjeçare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ngjarja e famshme tërheq rreth 6 milionë vizitorë në Mynih, përfshirë turistë nga e gjithë bota.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, tha në fillim të këtij viti se Oktoberfest, i mbajtur nga 17 shtatori deri më 3 tetor, do të zhvillohej pa asnjë kufizim Covid-19./UBTNews/

Exit mobile version