Festivali vjetor i birrës në Mynih, Oktoberfest, do të zgjasë dy ditë më shumë në vitin 2023, njoftoi të mërkurën këshilli i qytetit.
Vitin e ardhshëm, klientët do të kenë 18 ditë në dispozicion për t’u kënaqur në tendat e birrës dhe ushqimit dhe në panair. Përmes kësaj mase, synohet të rriten të ardhurat pas humbjeve në ngjarjen e këtij viti. Oktoberfest u anulua dy vitet e mëparshme për shkak të pandemisë COVID-19.
“Le të shpresojmë se moti do të jetë më i mirë, atëherë do të ketë kuptim”, tha kryebashkiaku Dieter Reiter pas vendimit.
Partitë e ekstremit të majtë Die Linke dhe Die Partei ishin të vetmet që kundërshtuan këtë vendim./UBTNews/