UBT News

OKB: Rreziku i një konflikti të madh në Ukrainë është real

 Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja nënvizoi se rreziku i një konflikti të madh në Ukrainë është real dhe se ky rrezik duhet të parandalohet me çdo kusht.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmi i Rusisë nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por edhe një sulm ndaj sovranitetit të çdo shteti anëtar të OKB-së, i cili do të ketë pasoja të shpejta dhe të rënda.

Deklarata amerikane shkaktoi menjëherë reagimin rus.

”Ne mbetemi të hapur ndaj diplomacisë dhe zgjidhjes diplomatike, por nuk do të lejojmë një gjakderdhje të re në Donbas”, tha ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzia.

”Ne jemi të përkushtuar në rrugën diplomatike, por jemi në tokën tonë”, u përgjigj nga ana tjetër homologu i tij ukrainas, Sergi Kislicia.

”Kufijtë nuk do të ndryshojnë”, theksoi ai.

Exit mobile version