UBT News

OKB: Rreth 110 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur me forcë

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ikja e refugjatëve nga Afganistani dhe luftimet në Sudan e kanë shtyrë numrin e përgjithshëm të refugjatëve që kërkojnë strehim jashtë vendit dhe atyre të zhvendosur brenda vendeve të tyre, në një nivel të paprecedentë, tha UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas raportit vjetor të UNHCR-së, në fund të vitit të kaluar 108.4 milionë njerëz u zhvendosën. Kjo shifër u rrit me 19.1 milionë nga fundi i vitit 2021 – rritja më e madhe ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1975.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Sudan u rrit numri i të zhvendosurve, duke e çuar totalin në rreth 110 milionë deri në muajin maj.

“110 milionë njerëz kanë ikur për shkak të konfliktit, persekutimit, diskriminimit dhe dhunës, shpesh të përziera me motive të tjera – në veçanti ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi në një konferencë për shtyp në Gjenevë./UBTNews/

Exit mobile version