Sipas vlerësimit të fundit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) pritet që 8.3 milionë refugjatë të largohen nga Ukraina.
Rreth 5.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina deri të hënën, tregojnë të dhënat e fundit të UNHCR-së.
UNHCR dhe organizatat partnere po kërkojnë 1.85 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas në vendet fqinje, tha të martën zëdhënësja e UNHCR, Shabia Mantoo.
Plani do të fokusohet gjithashtu në “zgjidhje përmes promovimit të mundësive sociale dhe ekonomike”, shtoi Mantoo.
Përveç atyre që ikin nga vendi, më shumë se 7.7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, duke e çuar numrin total të atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në 12.9 milionë./UBTNews/