Po bëhet progres në fushatën e vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit në Gaza, por duhet armëpushim i përhershëm në luftën 11-mujore, tha të mërkurën agjencia kryesore e OKB-së për palestinezët.
Sipas UNRWA-s, tri ditë pas fushatës së vaksinimit në Gazën qendrore, rreth 187 mijë fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit. Në fazën e dytë, fushata do të zhvendoset në zona të tjera.
Fushata nisi pas zbulimit të një rasti me poliomielit te një foshnje muajin e kaluar. Ky ishte rasti i parë me poliomielit në Gaza në 25 vjet. Izraeli dhe militantët e Hamasit u pajtuan për pauza ditore prej tetë orësh në luftimet në zonat e paracaktuara për të mundësuar programin e vaksinimit./UBTNews/