UBT News

OKB: Mbi 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti në Turqi

Një zyrtare e Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) deklaroi të martën se 100 miliardë dollarë janë dëmet nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë në fillim të muajit shkurt.

Sipas Louisa Vinton nga UNDP, kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë edhe më e lartë. Kështu deklaroi ajo në një videotelefonatë me gazetarët nga Gaziantepi në Turqi.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 shkallë, që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, mbi 50 mijë njerëz nga të dyja vendet kanë vdekur.

Javën e kaluar, Banka Botërore vlerësoi se dëmi është rreth 34.2 milionë dollarë për Turqinë, ku kostoja e rikuperimit është sa dyfishi i shumës.

Megjithatë, Vinton tha se qeveria turke, me ndihmën e UNDP-së, Bankës Botërore dhe BE-së, vlerësuan se kostot do të jenë shumë më të larta./UBTNews/

Exit mobile version