Bota po përballet me një situatë katastrofike kur bëhet fjalë për krizën e ushqimit, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley.
Beasley shpjegoi se aktualisht bota po përballet me një problem të çmimeve të produkteve ushqimore, por sipas tij, lidhur me çështjet mbi plehrat dhe prodhimin e ushqimit, bota ka gjasa ta ketë problem edhe disponueshmërinë e ushqimit.
Ai shtoi se nëse porti i Odesës nuk hapet, kjo vetëm do ta përkeqësojë problemin.
Ka 49 milionë njerëz në 43 vende që “po trokasin në derën e urisë” dhe bota do të përballet me urinë, destabilizimin dhe emigracionin masiv nëse nuk e kalojmë problemin, tha ai duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror./UBTNews/