Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar situatën në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës si “shumë të brishtë” dhe është zotuar se do të zgjerojë inspektimet e agjencisë për të përfshirë furnizimet kritike të energjisë elektrike.
Në një konferencë për media të martën pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ukrainas bërthamorë dhe të energjisë, Rafael Grossi tha: “Mendoj se situata – e kam karakterizuar shumë shpesh – si shumë e brishtë. Stacioni është sërish në prag të ndërprerjes. Ne kemi pasur tetë prej tyre në të kaluarën. Një ndërprerje (do të thotë) pa energji: pa energji, pa ftohje. Nuk ka ftohje, atëherë ndoshta keni një fatkeqësi”.
Kjo është vizita e tij e dhjetë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022./UBTNews/