UBT News

OKB: 300 civilë të tjerë u evakuan nga Mariupoli

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 300 civilë të tjerë u evakuan në zona të sigurta, gjatë operacionit të fundit, nga qyteti i Mariupol dhe rrethinat e tij në Ukrainë, një zonë e rrethuar nga trupat ruse.

Koordinatorja e OKB-së për Ndihmat Humanitare në Ukrainë, Osnat Lubrani, theksoi se përpjekjet në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për evakuimin e civilëve të bllokuar në Mariupol dhe qytetet pranë tij, kanë qenë të suksesshme, raporton atsh.

“Do të vazhdojmë të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje, përfshirë edhe ndihmën psikologjike”, tha ajo.

Më herët OKB-ja njoftoi se mbi 100 civilë ishin evakuar nga Fabrika Metalurgjike Azovstal në Mariupol, në fazën e parë kur filloi evakuimi i civilëve nga qyteti më 29 prill.

Exit mobile version