UBT News

OFTK padit Agjencionin për Akreditim për programin e Fizioterapisë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi kundër Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e Programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim.

OFTK e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi.

Në këtë kontekst, OFTK do të kërkojë edhe masë sigurie ndaj vendimit të AKA-së, si pjesë e padisë që do të regjistrohet gjatë ditës.

Me këtë rast, OFTK organizon një konferencë për media sot (e martë, 2 shtator 2025), duke filluar nga ora 13:00, në zyrat e OFTK-së, që gjenden në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, pranë Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Exit mobile version