UBT News

Offset pranon se akuzoi gabimisht Cardi B për tradhti

Offset ka pranuar se ka akuzuar gabimisht për tradhti, gruan e tij reperen, Cardi B.

Gjatë një paraqitje në podkastin “Way Up With Angela Yee”, reperi i Migos rrëfeu se kishte pirë kur akuzoi gruan e tij për tradhti përmes rrjeteve sociale në qershor. Offset kujtoi se çifti u grind ndërsa ai ishte “me të vërtetë i pirë”.

“Unë e dua gruan time në fund të ditës… Por ajo është me të vërtetë e çmendur”, tha mes tjerash reperi.

Cardi dhe Offset u martuan privatisht në shtator 2017 dhe kanë dy fëmijë; Kulture, pesë, dhe Vala, 22 muaj. Offset është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme./UBTNews/

Exit mobile version