UBT News

Ofensiva ruse mund të vijë “në çdo kohë pas 15 shkurtit”

Lufta në Ukrainë po i afrohet një momenti kyç, pasi Rusia dhe Ukraina duket se do të rifillojnë ofensivën.

Moti i vështirë gjatë dimrit ka shkaktuar disi sado pak qetësi në luftime, por një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia tashmë po dërgon më shumë rezerva dhe pajisje në Ukrainën lindore.

Serhiy Haidai, guvernator i rajonit lindor të Luhanskut, tha se bombardimet nuk janë më gjatë gjithë kohës, ndërsa forcat ruse përgatiten për një ofensivë të plotë.

“Pas 15 shkurtit ne mund ta presim [këtë ofensivë] në çdo kohë”, tha ai.

Ukraina nuk po bën më fitimet që bëri në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ndërsa Rusia po ecën përpara me qindra mijëra trupa rezervë të mobilizuar.

Kievi po planifikon kundërsulmimin e vet, por po pret tanket e premtuara të betejës dhe mjetet luftarake të këmbësorisë nga Perëndimi./UBTNews/

Exit mobile version