Rojet kufitare ukrainase nuk po shohin aktualisht trupa në Bjellorusi – sinjalizimi i një ofensive nga zona nuk ka gjasa – tha një përfaqësues i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës.
Andriy Demchenko tha se ndërsa njësitë ruse janë parë në terrenet stërvitore në Bjellorusi, “nuk ka krijuar asnjë [lloj] grupi sulmues që do të ishte [i nevojshëm] për të pushtuar nga territori i Bjellorusisë”.
Njësitë ruse në Bjellorusi janë në terrene stërvitore ku po i nënshtrohen stërvitjes.
Njësitë e inteligjencës ukrainase po monitorojnë nga afër situatën për shkak të frikës se Rusia mund të kryejë një sulm të ri nga territori bjellorus.
Megjithatë, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith tha më parë për Sky News se një ofensivë e përtërirë nga veriu nuk ka gjasa në muajt e ardhshëm./UBTNews/