UBT News

OEK me kryetar të ri, Erëza Vela: Sot u votua për parti politike, jo individ

Ish-drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Pas rezultateve, kandidatja tjetër, Erëza Vela, reagoi duke thënë se sot u votuan parti politike e jo individ.

Në një postim në Facebook, Vela ka thënë se arma e saj në garën për kryetar të OEK-ut ka qenë “përvoja profesionale, përvoja në biznes, përvoja akademike dhe një plan supervizionar”, por sipas saj, bizneset e OEK nuk i kanë pasur këto kritere që ta vlerësojnë kryetarin.

Ata sot votuan parti politike, jo individ. Koha ka me e deshmu qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version