UBT News

Oda Hoteliere dhe Turistike e përkrah Projektligjin për Rimëkëmbje

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës e përkrah miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

OHT-ja thekson se edhe pse nuk janë të mjaftueshme 365 milionë eurot e Pakos së Rimëkëmbjes, sado pak do të ndikojnë në rimëkëmbjen e bizneseve pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

“Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës përkrah miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen EkonomikeOHTK-ja në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike, pasi që çdo vonesë, do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.Pra me kete Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.Edhe pse nuk jane te mjaftueshme, sado pak do të ndikojnë ne rimëkëmbjen e bisneseve ne pas dëmeve te shkkaktuara nga Pandemia Covid 19.”, thuhet në njoftimin e OHT-së./UBTNews

Exit mobile version