Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset, shtimi i masave disiplinore dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës, të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive të cilat shtojnë numrin e të punësuarve, përfshirja e rekomandimeve të bizneseve në ligjin për rimëkëmbje ekonomike, të lejohen 2 miliardë euro investime nga Qeveria dhe barrierat me të cilat po përballen bizneset gjatë kalimit transit me mallra nëpër Serbi duke mos respektuar marrëveshjet, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti.
OAK kërkoi edhe njëherë nga kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke iu ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset.
Sipas njoftimit të OAK-ut, gjatë këtij takimi përfaqësuesit e OAK-së theksuan që ndalesat që po bëhen nga ana e institucioneve po e dëmtojnë shumë biznesin edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë, duke shtuar që si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.
Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga OAK u kërkua që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve:
Lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njejtë edhe në rastët e blerjes brenda vendit;
Të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta;
Të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi;
Ulja e TVSH-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke situmuluar kështu rritjen e konsumit;
Të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale.
Kurse sa i përket Ligjit për Investime Strategjike, u kërkua nga ryeministri që kjo çështje të trajtohet me prioritet, meqë ka një numër të madh të insvestitorëve potencial të cilët tashmë janë në pritje të përfundimit të procedurave.
“Sipas informacioneve nga MTI janë rreth 2 miliardë euro investime në pritje të përfitimit të statusit të investitorit strategjik, të cilët për shkak të procedurave burokratike nuk po kalojnë ndërsa një investitorë i ka kaluar të gjitha fazat dhe është në pritje të futjes në rend dite të mbledhjes së Qeverisë nga Kryeministri.
Në këtë takim po ashtu u adresuan edhe disa kërkesa të cilat kanë të bëjnë me BQK-në, duke përfshirë rikthimin në gjendjen e mëparshme të Udhëzimit mbi Implementimin e Sistemit Bonus-Malus për persona fizik dhe juridik të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e automjeteve, largimi i kamatës prej 5-8% për kthimin e parave metalike në karmonedha nga ana e bankave komerciale, detyrim ky i vendosur nga BQK, si dhe ulja e tarifave për shfrytëzimin e pos terminaleve nga bizneset nga 1-3% sa janë tani në së paku 0.025%, ku për dijeni jemi vendi me normën më të lartë në rajon.
OAK kërkoi nga kryeministri që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim.
Shefi i Qeverisë theksoi që janë duke tentuar që të marrin masa për uljen e numrit të rasteve dhe të mbajnë ekonominë të hapur. Po ashtu, u tha se janë duke punuar në një Pako të re fiskale e cila do të ekzekutohet nga muaji janar 2021./UBTNews