UBT News

OBSH vendosi nëse lija e majmunëve përfaqëson urgjencë shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të mbledhë një komitet urgjence të enjten javën e ardhshme për të vlerësuar nëse shpërthimi i lisë së majmunëve përfaqëson një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Ky është niveli më i lartë i paralajmërimit të lëshuar nga agjencia e OKB-së, e cila aktualisht zbatohet vetëm për pandeminë COVID-19 dhe poliomielitin.

Ka pasur një mijë e 600 raste të konfirmuara dhe një mijë e 500 raste të dyshuara të lisë së majmunëve këtë vit dhe 72 vdekje, tha OBSH, në 39 vende, duke përfshirë vendet në të cilat virusi përhapet zakonisht. /UBTNews/

Exit mobile version