Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se varianti Delta i COVID-19, që së pari u identifikua në Indi, po bëhet variant dominues globalisht.
“Varianti Delta po bëhet variant dominues globalisht për shkak të shpejtësisë së lartë të përhapjes”, deklaroi Soumya Swaminathan.
Swaminathan shtoi se rezultatet e provës fillestare të vaksinës CureVac ishin dëshpëruese. Kjo vaksinë rezultoi vetëm 47% efikase ndaj COVID-19.
Sikurse vaksinat tjera BioNTech-Pfizer dhe Moderna, edhe vaksina e CureVac besohet në teknologjinë e re. Por vaksinat BioNTech-Pfizer dhe Moderna janë 90% efikase ndaj COVID-19./UBTNews