UBT News

OBSH: Rreth 78 milionë njerëz mund të kenë demencë deri në vitin 2030

Rreth 78 milionë njerëz mund të kenë demencë deri në vitin 2030, të paktën kështu ka vlerësuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të ri.

Deri në vitin 2050, numri i njerëzve me demencë mund të jetë 139 milionë, thotë OBSH – një rritje dërrmuese 153 përqind nga viti 2019.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në vendet me të ardhura të ulëta, ku barra e kujdesit për demencën shpesh bie mbi anëtarët e familjes që nuk marrin trajnim apo kompensim formal.

Kujdesi për demencën aktualisht i kushton botës 1.3 trilion dollarë në vit, i cili mund të rritet në 2.8 trilionë dollarë deri në vitin 2030 për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe kostove të kujdesit.

OBSH inkurajon udhëheqësit kombëtarë të planifikojnë për këtë rritje të kostos dhe të mbështesin pacientët me demencë në vendet e tyre.

Exit mobile version