Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.
Në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit (PAHO), ndihmësdrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e vaksinës ishte pezulluar pasi një numër shkeljesh u zbuluan gjatë një inspektimi.
“Procesi për përdorimin e Sputnik V u pezullua, sepse gjatë inspektimit të njërës prej fabrikave ku po prodhohet vaksina, u zbulua se fabrika nuk ishte në përputhje me praktikat më të mira të prodhimit”, tha Barbosa.
OBSH më parë kishte gjetur shkelje të shumta dhe kishte shqetësime në lidhje me “zbatimin e masave adekuate” në fabrikën e Pharmstandard në qytetin rus të Ufas.
“Prodhuesi duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajme se fabrika e tyre është në rregull”, ka shtuar Barbosa.