Të gjitha mundësinë duhet të vazhdojnë të shqyrtohen, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu referuar origjinës së koronavirusit.
Kjo nënkupton, sipas tij, se nuk përjashtohen edhe gjasat që Sars Cov 2 të ketë dalë nga laboratori.
Ghebreyesus e bëri këtë pohim për Corriere Della Sera, ku tha gjithashtu se “për një gjë jemi të sigurt, se ky virus do të vazhdojë të mbetet mes nesh edhe në të ardhmen e parashikueshme dhe do të ruajë potencialin që të vazhdojë të zhvillohet”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaroi më herët se puna e një grupi të ri hulumtues mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur origjinën e COVID-19.
OBSH-ja ka emëruar 26 ekspertë që do t’i bashkohen Grupit Këshillimor Shkencor mbi gjenezën e Patogjenëve të Ri (Sago).
Pyetja se si u shfaq koronavirusi i ri ende mbetet pa përgjigje edhe më shumë se një vit e gjysmë që kur rastet e para u paraqitën në qytetin kinez të Vuhanit.
Ekipi do të hulumtojë nëse virusi u bart nga kafshët te njerëzit në tregjet Vuhanit apo nëse ai u përhap nga një aksident laboratorik. Kina nuk e ka pranuar asnjëherë teorinë e dytë.
Në shkurt, një ekip i OBSH -së i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID-19 shkoi në Kinë dhe doli në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por se duhej më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë.
Ghebreyesus deklaroi më vonë se mungesa e të dhënave dhe transparenca nga Kina kishte penguar hetimin.