Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka lëshuar një alarm global për katër shurupe të kollës, që sipas OBSh-së mund të kenë pasur ndikim në vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.
Shurupet kanë qenë “të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave dhe 66 vdekje midis fëmijëve”, thuhet në njoftimin e OBSh-së.
Produktet u prodhuan nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila dështoi të japë garanci për sigurinë e tyre, tha tutje OBSh-ja.
Zyrtarët indianë thonë se i kanë kërkuar OBSh-së të ofrojë dëshmi për lidhjen midis shurupeve dhe vdekjeve.
Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera”, tha mes tjerash OBSh në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit.
Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kanë vdekur, pa dhënë shifra./UBTNews/