Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se mutacioni i koronavirusit, i cili është konstatuar fillimisht në Indi, tashmë është identifikuar edhe në 44 vende të tjera të botës.
Përveç Indisë, numri më i lartë i infeksioneve nga varianti B.1.617 është zbuluar në Britani.
Ky ndryshim u përshkrua këtë javë nga OBSH si një “shqetësim global” dhe konsiderohet si një nga arsyet, që shpjegon shpërthimin e rasteve në Indi, shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin, shkruajnë mediet e huaja.
Ky është mutacioni i katërt më i zakonshëm për shqetësime ndërkombëtare, pas Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut. Këto lloje janë më të rrezikshëm se forma origjinale koronavirusit, pasi ato janë shumë më ngjitëse, vdekjeprurëse dhe rezistente ndaj disa vaksinave.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 4,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të COVID-19 në Indi, ku numri i të vdekurve nga pandemia tani do të kalojë 250,000 .