UBT News

OBSH: Festivalet dhe festat e verës mund të përhapin më shumë linë e majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, ka paralajmëruar për një përhapje të mundshme të mëtejshme të lisë së majmunëve në festivale dhe ngjarje të mëdha të planifikuara për këtë verë në Evropë.

Potenciali për transmetim të mëtejshëm në Evropë dhe gjetkë gjatë verës është i lartë“, tha në një deklaratë Drejtori Rajonal i OBSH për Evropën, Hans Henri Kluge.

Megjithatë, tha Kluge, festivalet dhe festimet e planifikuara për muajt e ardhshëm ofruan gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar mbrojtjen individuale dhe të komunitetit midis të rinjve, atyre seksualisht aktivë dhe atyre që lëvizin në mbarë botën.

Sipas Kluge, hetimet për rastet e deritanishme sugjerojnë se shpërthimi në Evropë daton nga mesi i muajit prill. Është më i madhi dhe më i përhapuri gjeografikisht i raportuar jashtë Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, zona ku lija e majmunëve është endemike.

Kluge tha se transmetimi i shpejtë i lisë së majmunëve u ndihmua nga heqja e kufizimeve të Covid-19 në shumicën e Evropës muajt e fundit. Edhe pse shumë raste deri më tani janë lidhur me aktivitetin seksual, tha Kluge, ai theksoi se virusi mund të prekë këdo.

Meqenëse virusi nuk u përhap në të njëjtat rrugë si Covid-19, nuk kishte nevojë për masa gjithëpërfshirëse të shëndetit publik të vendosura në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, tha Kluge.

Por, dhe kjo është e rëndësishme, ne ende nuk e dimë nëse do të jemi në gjendje ta frenojmë plotësisht përhapjen e saj”, përfundoi ai. /UBTNews/

Exit mobile version