UBT News

OBSH: 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat janë çrregullimet më të zakonshme. Për më tepër, shqetësimi mendor është përgjegjës për mbi 700,000 vetëvrasje çdo vit, shkruan ANSA.

Pavarësisht kësaj, shpenzimet publike për shëndetin mendor kanë mbetur të qëndrueshme për vite me radhë dhe arrijnë në vetëm 2% të buxheteve totale të shëndetit. Këto janë gjetjet e dy raporteve të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik, çdo qeveri dhe çdo udhëheqës ka përgjegjësinë të veprojë urgjentisht dhe të sigurojë që kujdesi për shëndetin mendor të trajtohet jo si privilegj, por si një e drejtë themelore për të gjithë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Raportet e World Mental Health Today dhe Mental Health Atlas 2024 analizojnë ndikimin e sëmundjeve mendore dhe progresin e bërë nga vendet në zbatimin e shërbimeve të dedikuara për këto gjendje.

Gratë kanë tendencë të jenë më të prekura ku rreth 14.8% e popullsisë femërore vuan nga çrregullime mendore krahasuar me 13% të popullsisë mashkullore. Çrregullimet e ankthit janë më të zakonshmet që prekin 4.4% të popullsisë; Pas tyre vjen depresioni 4%, problemet që lidhen me aftësinë e kufizuar intelektuale 1.2% dhe ADHDme 1.1%.

/S.K/KP

 

Exit mobile version