UBT News

Obiliqi ndihmon me nga 100 euro të prekurit me COVID-19, e familjarët e viktimave me nga 300 euro

Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që t’i ndihmojë financiarisht me nga 100 euro të prekurit me COVID-19, ndërsa familjarët e viktimave do të ndihmohen me nga 300 euro.

Ky vendim u miratua sot me 18 vota për dhe dy kundër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal.

“Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore. Për formën dhe mënyrë e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do të i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike”, shkroi kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi në Facebook.

I pari i Obiliqit ka falënderuar asambleistët e Kuvendit për përkrahjen e këtij vendimi, i cili do të shërbejë si përkrahje për të gjithë qytetarë, që sadopak të kompensohen shpenzimet e bëra gjatë trajtimeve mjekësore të COVID-19./UBTNews

Exit mobile version