UBT News

OAK kërkon nga Konjufca dhe Kurti përmirësimin e punës së BQK-së

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrit, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, duke kërkuar nga ata përmirësimin e punës së BQK-së.

Në një komunikatë për media OAK ka thënë se BQK jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset e sektorit privat në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë ato.

“Ndër shkresat që OAK ka deleguar tek BQK, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve, e që nuk kanë marrë trajtim dinjitoz janë:

1.Të largohet kamata prej 5–8% për kthimin e parave metalike në kartëmonedha, detyrim i vendosur nga BQK;

2.Të ulen tarifat e shfrytëzimit të POS nga ana e bizneseve nga 1- 3% sa është aktualisht, në së paku 0.025%;

3.Të punohet që disa sisteme elektronike të pagesave të jenë valide edhe në Kosovë, siç është paypal, cyber source, amazon etj;

4.Të rikthehet në gjendjen e mëparshme Udhëzimi mbi Implementimin e Sistemit Bonus – Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e veturave të firmave, i cili ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 2020 etj.”, thuhet në komunikatë.

OAK konsideron që bashkëpunimi më BQK-në është mëse i nevojshëm, ashtu që sektori privat të funksionojë më mirë.

Exit mobile version