UBT News

OAK i ofron bashkëpunim profesional kryetarit të Komunës së Gjilanit

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) janë takuar me kryetarin e Komunës së Gjilani, Alban Hyseni.

Hyseni u njoftua për punën e OAK, e për çka u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit, krijimit të linjave të komunikimit për delegimin e problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset e Komunës së Gjilanit për bizneset e interesuara që të investojnë në këtë rajon.

“Gjatë këtij takimi Oda e Afarizmit uroi kryetarin për pozitën duke u shprehur e hapur për të ofruar bashkëpunim profesional në çështjet me interes reciprok. OAK shpalosi prioritetet e saj, disa nga aktivitetet, bizneset që përfaqëson e çështjet për të cilat është duke lobuar aktualisht. Ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit më të madh mes sektorit privat dhe atij publik, duke përfshirë institucionet qendrore e ato lokale, në mënyrë që vendimet të mos merren Ad hoc por të koordinuara paraprakisht”, thuhet në komunikatën për medie nga OAK.

Kryetari Hyseni, duke falënderuar OAK-në për takimin dhe çështjet e ngritura, u shpreh i hapur për bashkëpunim reciprok. Hyseni shpalosi disa nga projektet aktuale të Komunës së Gjilanit me qëllim të ofrimit të përkrahjes dhe krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes në këtë Komunë. Gjithashtu, Kryetari theksoi rëndësinë e orientimit të të rinjve drejt nevojave të tregut, me qëllim të arsimit dhe aftësimit profesional, dhe rëndësinë e ndërlidhjes së bizneseve dhe të rinjve me tregun e punës.

Kryetari Hyseni theksoi që si Komunë janë të hapur për të mirëpritur investitor potencial që janë të interesuar të investojnë në këtë komunë, duke qenë se kanë në dispozicion hapësira të mjaftueshme për shfrytëzim.

Exit mobile version